U shkel marrëveshja: Kurti zhduki Tregtinë dhe krijoi Integrimet edhe pse kështu nuk parashihej

U shkel marrëveshja: Kurti zhduki Tregtinë dhe krijoi Integrimet edhe pse kështu nuk parashihej

Nga marrëveshja e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), u formua edhe qeveria e re me 66 vota për dhe 10 abstenime, shkruan Periskopi Gjatë kohës kur po mbahej seanca e jashtëzakonshme u publikua edhe marrëveshja mes këtyre dy subjekteve politike në të cilën tregohej se si janë marrë vesh, […]

Gjatë kohës kur po mbahej seanca e jashtëzakonshme u publikua edhe marrëveshja mes këtyre dy subjekteve politike në të cilën tregohej se si janë marrë vesh, dhe si janë ndarë postet ministrore.

Qeveria Kurti vendosi që t’i ketë 15 ministri, ku 6 prej tyre do t’i takonin LDK-së, 6 VV-së dhe 3 për pakicat, shkruan Periskopi.

Mirëpo ajo që bie në sy në këtë marrëveshje, shihet se figuron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministri kjo që i është bashkëngjitur Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me një emër të përbashkët Ministria e Ekonomisë, me të cilën do të udhëheq Rozeta Hajdari e emëruar nga VV-ja.

Por, në këtë marrëveshje nuk figuron ministria e Integrimeve Evropiane, për të cilën Albin Kurti ka angazhuar ish kandidatin për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Rekën.

Blerim Reka është betuar si ministër, por sipas marrëveshjes LDK-VV nuk dihet se për cilën ministri.

“Prej sot me Qeverinë e shpresës, si Ministër i shpresës evropiane. Urime Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme, por edhe sot, ministrat po pranojnë zyrtarisht mandatet e tyre për të udhëhequr me dikasteret përkatëse, ndërkohë Reka nuk e ka pranuar akoma mandatin nga Dhurata Hoxha e cila ka qenë ministre e Integrimeve Evropiane.

Periskopi ka provuar që të marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë pikë të marrëveshjes nga LDK dhe VV mirëpo ata nuk kanë qenë të qasshëm./Periskopi/

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit