Tyson Fury si 18-vjeçar kishte bërë një parashikim madhështor për veten që doli i vërtetë

Tyson Fury kishte parashikuar në vitin 2006 se do të shëndrrohej në kampion bote në boks. “Gypsy King” fitoi rripin e artë në fundjavë kur mposhti Deontay Wilderin në rundin e shtatë në “MGM Grand Arena” të Las Vegasit, transmeton Periskopi. Ishte një prej paraqitjeve më të mira të një boksieri britanik brenda ringut, me […]
Tyson Fury kishte parashikuar në vitin 2006 se do të shëndrrohej në kampion bote në boks.
“Gypsy King” fitoi rripin e artë në fundjavë kur mposhti Deontay Wilderin në rundin e shtatë në “MGM Grand Arena” të Las Vegasit, transmeton Periskopi.
Ishte një prej paraqitjeve më të mira të një boksieri britanik brenda ringut, me 31-vjeçarin që vulosi fuqinë e tij në division.
Suksesi i Furyt mund të ketë ardhur si befasi për shumë, por britaniku i pamposhtur gjithmonë besoi se talenti i tij do ta dërgonte në maja, siç tregohet në një intervistë 13 vite më parë.
Në këtë intervistë, Fury i dha një listë trajnerit të tij, Steve Egan ku detajizoi të arriturat e tij në të ardhmen.
Duke lexuar para kamerës, Egan tha: “Syno të ardhmen: 2008 Lojërat Evropiane, 2008 Lojërat e Beijingut, 2010 Lojërat Commonweath, 2012 Lojërat Olimpike, 2013 kampion britanik, 2014 kampion evropian, 2015 kampion WBC, 2016 kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda i botës.
“I juaji sinqerisht, Tyson Fury.” /Periskopi.com/












