Turqia e Pakistani mbyllin kufijtë me Iranin: Ayatollah Khamenei akuzon Perëndimin për lajme të rreme

Turqia dhe Pakistani i kanë mbyllur kufijtë e tyre me Iranin, në përpjekjen për të ndaluar shpërndarjen potenciale të koronavirusit pasi Irani raportoi 43 raste të sëmundjeve. Të gjitha autostradat dhe linjat hekurudhore ishin mbyllur në kufirin mes Turqisë dhe Iranit në orën 5 të mesditës, ndërkohë që fluturimet nga Irani janë suspenduar, ka thënë […]
Të gjitha autostradat dhe linjat hekurudhore ishin mbyllur në kufirin mes Turqisë dhe Iranit në orën 5 të mesditës, ndërkohë që fluturimet nga Irani janë suspenduar, ka thënë ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Ndërkohë, fluturimet prej Turqisë për në Iran ende janë të lejueshme.
Një zyrtar province në Pakistan po ashtu konfirmoi se edhe vendi i tij kishte marrë vendim për të mbyllur kufirin me Iranin.
Pjesë të ndryshme të Iranit po përballen me ndërhyrjen qeveritare që i ka vendosur në karantinë nga frika e shpërndarjes së virusit Covid-19, që në këtë vend i ka vrarë plot tetë njerëz.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pretendoi se armiqtë e Iranit po shpërndarnin mosbesim dhe fajësoi lajmet nga perëndimi për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet parlamentare të së premtes. /Periskopi












