Trajneri serb: Nuk ka para në botë që do të më bindte ta drejtoja Kosovën

Trajneri serb, Nenad Lalatovic insiston se nuk ekzistojnë para në botë që do ta bindnin atë ta udhëheq ekipin kombëtar të Kosovës. Ai thotë se do të ishte i gatshëm të shkojë në luftë për Serbinë Trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatovic thotë se kurrë në jetë nuk do ta drejtonte ekipin kombëtar të Kosovës. Ai […]

Trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatovic thotë se kurrë në jetë nuk do ta drejtonte ekipin kombëtar të Kosovës.

Ai thotë se nuk e njeh shtetin e Kosovës, prandaj edhe nuk do të punonte kurrë me “Dardanët”.

“Po e shoh se disa djelmosha po zgjedhin të luajnë për atë ekip (Kosovën), por unë nuk do të punoja kurrë në një ambient të tillë. Nuk mund të isha selektor i Kosovës. Nuk ka para të botës që do të mund të më bindnin që ta zgjedh bankinën e të ashtuquajturit reprezentacion të Kosovës”, theksoi Lalatovic për mediumin serb “Alo”, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë, ai tregon se çka do të ishte në gjendje të bëjë për Serbinë, nëse kjo do të ishte e nevojshme.

“Nesër, nëse Zoti do të donte që të nisë lufta, unë do të shkoja i pari për ta mbrojtur vendin tim. Nuk ka frikë në këtë punë. Në Serbi më janë lindur fëmijët, unë jam patriot i madh. Gjithçka do të bëja që unë dhe njerëzit e mi të jetojnë më mirë”, përfundoi trajneri i Vojvodinës.

Ditëve të fundit në Serbi është çuar një pluhur i madh që kur futbollisti i ri serb, Ilija Iviç vendosi të luajë për Përfaqësuesen U-19 të Kosovës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova