Southamptoni nuk mundi ta besojë se Arsenali pagoi 7 milionë euro për një lojtar si Cedric Soares

Lëvizja e Arsenalit për Cedric Soaresin në afatin kalimtar të janarit erdhi si befasi e madhe për Southamptonin, me “Shenjëtorët” që raportohet se ishin shumë të lumtur me marrëveshjen huazuese të mbrojtësit të djathtë. Mikel Arteta ka aktivizuar Ainsley Maitland-Niles në krahun e djathtë, i detyruar për shkak të lëndimeve, transmeton Periskopi. Gjatë afatit kalimtar […]
Mikel Arteta ka aktivizuar Ainsley Maitland-Niles në krahun e djathtë, i detyruar për shkak të lëndimeve, transmeton Periskopi.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, “Topçinjtë” transferuan Cedric Soaresin në formë huazimi deri në fund të edicionit nga Southamptoni, një lëvizje me të cilën “Shenjëtorët” ishin shumë të lumtur.
![]()
“The Athletic” raporton se Southamptoni “mezi besoi” se Arsenali po paguante 7 milionë për një mbrojtës të lënduar, i cili mbetet pa kontratë në fund të sezonit.
Soares pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace më 21 janar, dhe mund të mbetet jashtë deri në mars.
Klubi i Southamptonit veç ishte në treg për një mbrojtës të majtë për shkak të lëndimit të Soaresit, dhe transferoi Kyle Walker-Peters në formë huazimi nga Spurs. /Periskopi.com/












