Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen kundër Lyonit

Juventusi e ka zbuluar skuadrën për ndeshjen në udhëtim te Lyoni në Champions League, ku ka përfshirë emra si Gonzalo Higuain, Douglas Costa dhe Sami Khedira. Ndeshja e parë e fazës së eleminimit direkt luhet të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 21:00, transmeton Periskopi. Maurizio Sarri praktikisht ka skuadrën e plotë, derisa Costa dhe […]
Ndeshja e parë e fazës së eleminimit direkt luhet të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 21:00, transmeton Periskopi.
Maurizio Sarri praktikisht ka skuadrën e plotë, derisa Costa dhe Khedira janë shtuar në kontigjentin udhëtues pas disa javëve lëndimi.
Higuain ka pasur një problem me shpinë, ndërsa Miralem Pjanic poashtu u ankua për një dëmtim muskulor, por të dy janë rikthyer së bashku me Giorgio Chiellinin.
Më poshtë, skuadra e plotë e ftuar:
Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani; Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi












