Shpërthen lufta e papritur mes ushtrisë siriane dhe asaj turke: Dhjetëra të vrarë deri tash

Gjashtë ushtarë turq dhe të paktën 13 trupa qeveritare siriane janë vrarë ndërsa të dyja palët kanë shkëmbyer të shtëna zjarri në provincën e Idlibit në Siri, në një eskalimin të papritur të situatës në një betejë për kontrollimin e bazës së fundit të ISIS-it. Turqia e ka dërguar një pjesë të madhe ushtarake përgjatë […]
Turqia e ka dërguar një pjesë të madhe ushtarake përgjatë kufirit jugor gjatë natës në Idlib në përpjekjen për të ndaluar gjakderdhjen e shkaktuar nga sulmet mizore të regjimit të Assadit që mbuloheshin nga sulmet ajrore ruse.
Rreth 400 mijë njerëz, 80 për qind prej të cilëve gra e fëmijë, kanë ikur nga shtëpitë e tyre që prej 1 dhjetorit, sipas OKB-së, dhe 400 mijë të tjerë kanë shkuar brenda kufirit turk që nga muaji prill.
Forcat turke u bombarduan në pozicionet e tyre afër qytetit të Saraqebit sot në mëngjes duke shkaktuar gjashtë të vdekur dhe duke i lënduar shtatë ushtarë të tjerë, ka thënë ministri i mbrojtjes nga Turqia por i cili me mburrje deklaroi se 30 deri në 35 trupa që po luftonin për Assadin ishin vrarë si hakmarrje.
Ushtria turke mban 12 pika observimi në Idlib për të monitoruar situatën pas marrëveshjes së armëpushimit që ka kolapsuar prej atëherë.
Ministri turk deklaroi se ata ishin sulmuar pa asnjë njoftim paraprak duke u zënë në befasi.
Deklarata ishte mohuar edhe nga zyrtarët e Moskës.
Për më shumë, Periskopi do t’iu njoftojë së shpejti. /Periskopi












