Shënoi shtatë gola në 3 ndeshje, thotë se ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Haalandi shënoi golin e dytë dhe të pestin për Dortmundin kundër Union Berlinit, ditën e djeshme. Haaland u shërua nga një lëndim i gjurit muajin e kaluar. “Më duhet të bëhem edhe më i aftë, unë ende nuk jam gati 100 përqind”, tha Haaland. Sulmuesi adoleshent shënoi golin e dytë dhe të pestë për Dortmundin […]
Haaland u shërua nga një lëndim i gjurit muajin e kaluar.
“Më duhet të bëhem edhe më i aftë, unë ende nuk jam gati 100 përqind”, tha Haaland.
Sulmuesi adoleshent shënoi golin e dytë dhe të pestë për Dortmundin për t’u bërë lojtari i parë që shënoi shtatë herë në tre paraqitje në Bundesligë.
“Sot ishte mjaft e vështirë, por ishte mirë të luash nga fillim”, shtoi më tutje Haaland për Sky Sport.
Ai po ashtu ka kontribouar edhe për tetë asistime. /Periskopi.com/












