Shala-Kurtit: Pse po strukesh kur po flitet për Specialen, je ai që ke thënë se s’do t’i dorëzosh ushtarët e UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala ka kritikuar ashpër lidhjen e koalicionit në mes LV-së dhe LDK-së duke i kujtuar mandatarit për kryeministër qëndrimet kontradiktore karshi çështjeve politike në vend, si dhe partnerit të tij qeverisës, LDK-së. Nëse për asgjë tjetër, patjetër që kjo qeveri do të mbahet mend për shpejtësi të […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala ka kritikuar ashpër lidhjen e koalicionit në mes LV-së dhe LDK-së duke i kujtuar mandatarit për kryeministër qëndrimet kontradiktore karshi çështjeve politike në vend, si dhe partnerit të tij qeverisës, LDK-së.
Nëse për asgjë tjetër, patjetër që kjo qeveri do të mbahet mend për shpejtësi të marrëveshjes për programe e stërzgjatje për ndarje të pozitave.
‘Më shumë se bashkëpunimin e keni synuar dominimin dhe kjo do të manifestohet me probleme gjatë qeverisjes”, tha Haxhi Shala i Nismës Socialdemokrate.
Si u bë normale që dy monarkë siç e quanin njëri-tjetrin sot të bëhen bashkë”, tha Shala.
Shala i ka rikujtuar Kurtit edhe deklaratat kundër Gjykatës Speciale.
“Pse po strukesh kur po flitet për këtë temë, a je ai që ke thënë se ushtarët e UCK-së, nuk do të dorëzohen në këtë gjykatë./Periskopi/











