S’e do më Barça: Man.United i hyn garës për ta marrë Messin pa asnjë cent

S’e do më Barça: Man.United i hyn garës për ta marrë Messin pa asnjë cent

Pas grindjes së hapur me Eric Abidalin, Lionel Messi mund të aktivizojë klauzolën në kontratë për t’u larguar që në muajin maj nga Barcelona. “Krejt çka Messi mund të bëj nëse dëshiron largimin nga Barcelona është që të na njoftojë në muajin maj,” – kishte thënë Abidal në intervistën famëkeqe që rriti kaosin në klubin […]

Pas grindjes së hapur me Eric Abidalin, Lionel Messi mund të aktivizojë klauzolën në kontratë për t’u larguar që në muajin maj nga Barcelona.

“Krejt çka Messi mund të bëj nëse dëshiron largimin nga Barcelona është që të na njoftojë në muajin maj,” – kishte thënë Abidal në intervistën famëkeqe që rriti kaosin në klubin katalunas.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane e joevropiane.

The Sun shkruan për Manchester Unitedin, klub i cili mund ta transferojë atë pa asnjë para në muajt e verës duke shfrytëzuar klauzolën e Messit, përkthen Periskopi.

Po ashtu, një ribashkim me Pep Guardiolan te Manchester Cityn përflitet shumë.

Në mes të muajit janar, Barcelona kishte vendosur që ta shkarkonte Ernesto Valverden edhe pse klubi ndodhej në vend të parë në La Liga dhe ishte kualifikuar në 1/8-n e finales së Ligës së Kampionëve.

Që prej atëherë, me ardhjen e Quique Setien, gjigantët katalanas kanë dëftyer problemet e tyre dhe kanë rrëshqitur në vendin e dytë në ligë prapa Real Madridit.

Janë edhe 18 muaj kohë në kontratën e Lionel Messit në Camp Nou, por ekziston edhe klauzola e çuditshme që i lejon atij largimin qysh pas disa muajsh, pa marrë asgjë në këmbim nga klubi.

Messi paguhet nga 1 milion euro në javë për qëndrimin e tij te Barcelona. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova