Sa duhet të shqetësohemi dhe pse nuk gjendet “pacienti zero” që përhapi Koronavirusin në Itali?

Sa duhet të shqetësohemi dhe pse nuk gjendet “pacienti zero” që përhapi Koronavirusin në Itali?

Në një intervistë për të famshmen “La Repubblica” viorologu i Universiteti të Milanos, Fabrizio Pregliasco i është përgjigjur disa pyetjeve thelbësore për situatën shqetësues që ka sjellë Koronavirusi në Itali dhe në botë. Sipas tij, ky virus ka ngjashmëri me të ashtuquajturit “gripin e derrit” dhe sipas tij shteti po vepron sipas parimit, ‘në rastin […]

Sipas tij, ky virus ka ngjashmëri me të ashtuquajturit “gripin e derrit” dhe sipas tij shteti po vepron sipas parimit, ‘në rastin e ngjarjes më të keqe të mundshme’.

Për këtë arsye janë marrë edhe masa drastike, që kanë krijuar panik te qytetarët e vendit fqinj. Problemi i këtij virusi sipas virologut është fakti se ende nuk ekziston një mjekim apo një vaksinë, por edhe si në rastet mëparshme të gripeve vdekjeprurëse, ai shprehet se situata të tilla janë vënë gjithmonë nën kontroll.

A është e vërtetë që nuk duhet të shqetësohemi për virusin?

“Veprimet që shohim nga institucionet tani ndjekin parimin e situatës më të keqe hipotetike, pra çfarë do të ndodhte në rastin më të keq. Ne veprojmë sikur të ishim gati të përballemi me gripin e famshëm spanjoll, domethënë sikur të ishim duke u përballur me një virus shumë shqetësues, prandaj janë marrë edhe masa ekstreme.

Përgatitja për më të keqen, bën të mundur menaxhimin më të më mirë të një situatë, për një sëmundje e cila aktualisht nuk ka barna apo vaksina. Ne si ekspertë vijmë nga përvojat pozitive të viruseve të mëparshëm të rrezikut pandemik si SARS dhe H1N1, të ashtuquajturat gripet e “derrave”, të cilat ne e kemi menaxhuar për t’i kontrolluar”

A do të rriten shpërthimet e Koronavirusit në të ardhmen?

“Po, megjithatë, shpresa është që ato të ulen sa më shpejt dhe më duket se masa të rëndësishme janë marrë në mënyrë urgjente. Nëse rastet nuk ndalen, atëherë duhet të nxjerrim planet pandemike që tashmë ekzistojnë.

Këto masa shqetësojnë, për shembull, si do të bëhet menaxhimi i spitaleve për t’u përballur me një masë të madhe pacientësh. Numri i pacientëve është një gjë për tu menaxhuar. Pacientët ashtu siç bënë kinezët, duhet të ndiqen më pas pa rrjetë, pra pa përgjuar aktivitetin e tyre, kjo është një tjetër linjë që duhet adoptuar menjëherë, ajo e rrugëve specifike për pacientët me koronavirus.”

Pse nuk gjendet “pacienti zero”?

“Për momentin mund të bëhen vetëm hipoteza. Mund të ketë pasur disa njerëz që u kthyen nga Kina në një fazë të hershme, kur nuk kishte gjithë vëmendjen e ditëve të fundit. Ndoshta në një familje, ose në një kontekst të mbyllur, ka lindur një situatë inkubacioni, dhe prej andej filloi shpërndarja. Tani ne shohim efektet por nuk jemi më në gjendje të përgjojmë “pacientin zero” sepse mund edhe të jetë shëruar “./TemA

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit