Rregullorja e re, dy zv/kryeministrat e Kurtit mund të kenë deri në 30 këshilltarë

Rregullorja e re, dy zv/kryeministrat e Kurtit mund të kenë deri në 30 këshilltarë

Qeveria Kurti, ndonëse ka zvogëluar numrin e ministrive në 15, nga 21 sa kishe qeveria Haradinaj, ajo me rregulloren e re për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive, ka rritur numrin e këshilltarëve politik për zëvendëskryeministra. Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Haki Abazi nga Lëvizja […]

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas rregullores së re të punës së qeverisë, bashkë mund ti punësojnë deri në 30 këshilltarë politikë, 20 të brendshëm dhe 10 të jashtëm.

Derisa zëvendëskryeministrat në qeverinë Haradinaj kanë pasur të drejtë të emërojnë deri në gjashtë këshilltarë politikë, zëvendëskryeministrat e Kurtit do të mund të emërojnë deri në dhjetë këshilltarë politikë të brendshëm.

Në Rregulloren (QRK) – nr. 05/2020 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive, e nënshkruar nga Kurti me 20 shkurt të këtij viti, thuhet se zëvendëskryeministri i parë mund të emërojë deri në dhjetë këshilltarë politikë.

Ndërsa zëvendëskryeministrat, që mbulojnë ministri dhe ministrat, gjithashtu mund të emërojnë një këshilltar politik nga komunitetet.

Përveç këtij numri, zëvendëskryeministrat e Kurtit mund ti emërojnë deri në pesë këshilltarë të jashtëm politikë derisa ata të Haradinajt kanë pasur të drejtë të emërojnë tre këshilltarë politikë të jashtëm,  raporton IndeksOnline.

Edhe të nëpunësit civil, zëvendëskryeministrat e Kurtit mund të punësojnë deri në gjashtë persona derisa zëvendëskryeministrat e Haradinajt kanë mundur të punësojnë katër.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike