Rrahmani me shokë si trojanë të vërtetë: Luftojnë me dhjetë lojtarë dhe nxjerrin barazim kundër Milanit

Skuadra e Amir Rrahmanit e Marash Kumbullës, Verona ka arritur të nxjerr një barazim shumë të vlefshëm si mysafir i Milanit në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A. Në fakt, ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes Faraonit, i cili realizoi në minutën e […]
Në fakt, ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes Faraonit, i cili realizoi në minutën e 13-të, transmeton Periskopi.
Mirëpo, vetëm 16 minuta më vonë, Hakan Calhanoglu realizoi nga goditja e lirë për 1-1, me topin që pësoi një devijim krucial nga muri i gjallë.
Në vazhdim, Verona ka mundur të kalonte shumë lehtë përsëri në epërsi, por fati i mungoi, derisa arriti ta godas dy herë shtyllën e “Rossonerëve”.
Gjërat u vështirësuan tepër për Veronën në minutën e 68-të, kur Amrabat u përjashtua me të kuq pas ndërhyrjes së rëndë në Castillejon. VAR ishte ai që vendosi për përjashtimin e mesfushorit.
Pas këtij barazimi, Verona mbetet me gjasa të mëdha për ta prekur zonën evropiane, pasi grumbullon 30 pikë, vetëm dy më pak se vendi i gjashtë, Cagliari.
Në anën tjetër, Milani ka poashtu 32 pikë por pozicionohet në vendin e tetë për shkak të goldallimit inferior. /Periksopi.com/












