Rrahmani me shokë ndalin Lazion midis ‘Olimpicos’: Shkëlqyen shqiptarët, Strakosha tjetër nivel

Hellas Verona e udhëhequr nga Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla në zemër të mbrojtjes, arriti ta ndalë me një barazim pa gola Lazion në “Olimpico”, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A. Ishte një përballje ku startuan tre shqiptarë dhe qëndruan në fushë për 90 minuta, duke impresionuar […]
Ishte një përballje ku startuan tre shqiptarë dhe qëndruan në fushë për 90 minuta, duke impresionuar në proces, transmeton Periskopi.
Në fakt, ylli i Kombëtares së Kosovës u zëvendësua në minutën e 90-të, që të mos rrezikohej pasi ishte ndëshkuar me të verdhë më herët gjatë ndeshjes.
Rrahmani e Kumbulla u treguan të vëmendshëm në mbrojtje duke i mbajtur të heshtur Immobilen e Caicedon, por ai që impresionoi më së shumti ishte portieri i romakëve dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Ai bëri 2-3 pritje brilante për t’i mohuar golin kundërshtarit, dhe definitivisht ishte më meritori pse Lazio nuk pësoi.
Sidoqoftë, pas këtij barazimi, Lazio nuk arrin ta rrëmbejë vendin e dytë ku është Interi, dhe ka një pikë më pak në vendin e tretë.
Verona, ndërkohë, pozicionohet në vendin e 10-të me 31 pikë.












