Roberto Firmino për pak ta godiste karate Gini Wijnaldumin pas golit kundër West Hamit mbrëmë

Për herë të 26-të këtë sezon, Liverpooli fitoi pikët e plota të hënën mbrëma. Por “Të Kuqtë” u detyruan të punojnë shumë për të nxjerr pikët e plota ndaj “Çekanëve”, transmeton Periskopi. Në fakt, ndeshja u duk se kishte përfunduar pas vetëm nëntë minutave. Gini Wijnaldum realizoi nga krosimi i Trent Alexander-Arnold për t’i kaluar […]
Por “Të Kuqtë” u detyruan të punojnë shumë për të nxjerr pikët e plota ndaj “Çekanëve”, transmeton Periskopi.
Në fakt, ndeshja u duk se kishte përfunduar pas vetëm nëntë minutave.

Gini Wijnaldum realizoi nga krosimi i Trent Alexander-Arnold për t’i kaluar në epërsi liderët e ligës.
Ishte goli i katërt i holandezit këtë sezon dhe ai filloi të festonte së bashku me asistuesin Alexander-Arnold.
Por rrugës për ta gjetur mbrojtësin e djathtë, ai u ul për t’iu shmangur një goditjeje karate nga Roberto Firmino.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
good night, blessing the tl. pic.twitter.com/G8YlJqLr3X
— Charlie?? (@ftblcharIie) February 24, 2020












