Rikthehet Hazard, ja sa ndeshje i ka humbur deri tash

Lajm i mirë për Real Madridin, pasi po rikthehet Eden Hazard pas 2 muajve që mungonte në fushë. Sipas AS, ai është gati të kthehet në ndeshjen që do të zhvillohet të enjten në kuadër të ‘Copa del Rey’, kundër Real Sociedadit. Belgu tashmë ka munguar në 14 ndeshje, që nga koha kur pësoi lëndim […]
Lajm i mirë për Real Madridin, pasi po rikthehet Eden Hazard pas 2 muajve që mungonte në fushë.
Sipas AS, ai është gati të kthehet në ndeshjen që do të zhvillohet të enjten në kuadër të ‘Copa del Rey’, kundër Real Sociedadit.
Belgu tashmë ka munguar në 14 ndeshje, që nga koha kur pësoi lëndim në ndeshjen e Champions Ligë kundër PSG-së. /Periskopi.com.












