Rekordi i CR7 prej kur mbushi 30-vjet është gati i pabesueshëm

Cristiano Ronaldo mbushi 35-vjet sot. Ronaldo në të 30-tat nuk është aspak lajm i ri, por ka diçka që po e bën të duket më i vjetër, teksa i drejtohet të 40-tave, se që do të mendonim nëse do të ishim bazuar vetëm në formën e tij, transmeton Periskopi. Natyrisht, Ronaldo është i famshëm sepse […]
Ronaldo në të 30-tat nuk është aspak lajm i ri, por ka diçka që po e bën të duket më i vjetër, teksa i drejtohet të 40-tave, se që do të mendonim nëse do të ishim bazuar vetëm në formën e tij, transmeton Periskopi.
Natyrisht, Ronaldo është i famshëm sepse tejkalon limitet me përkushtimin në stërvitje, por edhe disa prej futbollistëve më të përgatitur në glob fillojnë të bien nga piedestali kur mbushin 35-vjet.
Një llogari e popullarizuar në Twitter me emrin “@FutbolBible” vendosi të investigojë rekordet e Ronaldos pasi mbushi 30-vjet.
Rezultatet janë fascinuese, me portugein që shënoi 43 gola për klubin dhe Kombëtaren si 34-vjeçar dhe asnjëherë nuk mbeti nën kuotën e 40 golave të shënuar pasi ia dha puthjen e fundit të 20-tave.
Si 30-vjeçar: 58 gola
Si 31-vjeçar: 54 gola
Si 32-vjeçar: 53 gola
Si 33-vjeçar: 49 gola
Si 34-vjetçar: 43 gola
?? Goals scored by Cristiano Ronaldo in his 30s:
30 years old: 58 goals
31 years old: 54 goals
32 years old: 53 goals
33 years old: 49 goals
34 years old: 43 goalsSimply unbelievable. Ronaldo in his 30’s is better than so many players in their prime. Machine ? pic.twitter.com/3fmNYdgXlU
— FutbolBible (@FutbolBible) February 3, 2020












