Real Madridi fundoset midis ‘Bernabeut’ nga Man City

Manchester City ka mposhtur me rikthim Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues. Ishin madrilenët ata që të parët kaluan në epërsi në minutën e 60-të, me anë të një goli nga Isco, transmeton Periskopi. Mirëpo, dy gola brenda pesë minutave nga […]
Ishin madrilenët ata që të parët kaluan në epërsi në minutën e 60-të, me anë të një goli nga Isco, transmeton Periskopi.
Mirëpo, dy gola brenda pesë minutave nga Gabriel Jesus respektivisht Kevin de Bruyne në minutat 798′ dhe 83′, përmbysën gjithçka dhe kaluan “Qyetarët” në epërsi të cilën e mbajtën deri në fund.
Vlen të theksohet se në minutën e 86-të, Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje në Jesusin, i cili ishte në rast të pastër shënimi për gol.
Reali tash e kërkon kualifikimin nga përballja e dytë që zhvillohet pas disa javësh në “Etihad”. /Periskopi.com/












