Rashica synon ta dëshmojë se s’ka rënë nga forma, përballet me yllin e ri të Bundesligës

Rashica synon ta dëshmojë se s’ka rënë nga forma, përballet me yllin e ri të Bundesligës

Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, do të tentojë ta dëshmojë sot se ai s’ka rënë nga forma, siç raportoi gazeta gjermane Bild të hënën, duke ia dhuruar skuadrës së tij një fitore në ndeshjen kundër Dortmundit të Erling Haalandit. Werder Bremeni do ta presë skuadrën e Dortmundit të martën në orën 20:45 në […]

Werder Bremeni do ta presë skuadrën e Dortmundit të martën në orën 20:45 në stadiumin Qeserstadion, për ndeshjen e 1/8 të finales së Kupës së Gjermanisë, DFB Pokal.

Dortmundi është favorit në këtë skuadër, duke e marrë parasysh edhe formën e dobët nëpër të cilën po kalon Bremeni. Në anën tjetër, Dortmundi është në formë mbresëlënëse, veçanërisht pas transferimit të yllit norvegjez, Erling Haaland, i cili i ka shënuar shtatë gola në tri ndeshje.

Histori të ndryshme nga Haalandi gjatë këtij viti të ri kalendarik ka Rashica. Përkundër që ai është golashënuesi më i mirë i Bremenit këtë sezon me nëntë gola, ai s’ka shënuar në ndeshjet e fundit duke shtuar fjalët se s’është në formë të mirë.

Megjithatë, Rashica do të tentojë ta dëshmojë të kundërtën sot, duke tentuar ta vazhdojë ecurinë e shënimit të golave në tri runde radhazi të Kupës së Gjermanisë, pasi kishte shënuar në fitoret 6:1 kundër Atlas Delmenhorst dhe 4:1 kundër Heidenheimit.

Rashica ka shënuar në secilën nga pesë ndeshjet e fundit të kupës, duke e barazuar kështu rekordin e klubit që e mbanin Wynton Rufer, Uwe Reinders dhe Heinz-Dieter Hasebrink. Në vitin 2019, vetëm Robert Lewandowski kishte shënuar më shumë gola në këtë garë sesa kosovari.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova