Ramos edhe zyrtarisht mbrojtësi më i frikshëm në Evropë: Mbrëmë regjistroi rekord drithërues

Sergio Ramos barazoi rekordin e padëshiruar të Champions Leagues të mërkurën mbrëma, duke u ndëshkuar për herë të katërt me të kuq në kompeticion. Mbrojtësi spanjoll, 33-vjeçar, u përjashtua vonë në humbjen 2-1 të Real Madridit kundër Manchester Cityt, transmeton Periskopi. Frustrimi i Ramosit preku kulmin kur ndërhyri në Gabriel Jesusin, me gjyqtarin që e […]
Sergio Ramos barazoi rekordin e padëshiruar të Champions Leagues të mërkurën mbrëma, duke u ndëshkuar për herë të katërt me të kuq në kompeticion.
Mbrojtësi spanjoll, 33-vjeçar, u përjashtua vonë në humbjen 2-1 të Real Madridit kundër Manchester Cityt, transmeton Periskopi.

Frustrimi i Ramosit preku kulmin kur ndërhyri në Gabriel Jesusin, me gjyqtarin që e përjashtoi me të kuq para se të drejtonte gishtin nga 11-metërshi, nga ku konkretizoi Kevin de Bruyne duke realizuar golin e fitores.
Ai tani do të mungojë në ndeshjen e dytë në Mançester, më 17 mars.
Ky përjashtim ishte i katërti për të në histori të Champions Leagues dhe tani është barazuar me Zlatan Ibrahimovicin dhe Edgar Davidsin në këtë listë.
Mirëpo, Ramos e mban rekordin i vetëm sa i përket kartonëve të kuq direkt, me tre sosh. /Periskopi.com/












