Rakitic donte të largohej nga Barcelona, kjo është arsyeja

Kroati Ivan Rakitic ka zbuluar se ka pasur ndërmend të largohet në këtë janar nga Barcelona pasi tregon qartazi se nuk ishte i kënaqur se si ishin gjërat në Barcelonë dhe se nuk ishte i kënaqur as me ish- trajnerin, Valverden. “Mendova të largohesha në Janar,” tha Rakitic pas fitores 2-1 të Barcelonës ndaj Levantes. […]
Kroati Ivan Rakitic ka zbuluar se ka pasur ndërmend të largohet në këtë janar nga Barcelona pasi tregon qartazi se nuk ishte i kënaqur se si ishin gjërat në Barcelonë dhe se nuk ishte i kënaqur as me ish- trajnerin, Valverden.
“Mendova të largohesha në Janar,” tha Rakitic pas fitores 2-1 të Barcelonës ndaj Levantes.
“Trajtimi i stafit të Valverde nuk ishte më i miri. At ishin kohë të këqija por tani është në të kaluarën. Unë mund të them shumë qartë se kishte gjëra që nuk më pëlqyen”, ka thënë Rakitic për Marca. /Periskopi.com/












