Presidenti i IJF-së, Marius Vizer, arrin në Kosovë: “Majlinda Kelmendi është një nga sportistet më të mëdha në botë”

Presidenti i IJF-së, Marius Vizer, arrin në Kosovë: “Majlinda Kelmendi është një nga sportistet më të mëdha në botë”

Me ftesë të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, njëherit mik i mak i Kosovës, ka arritur sot në Kosovë. Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Memli Krasniqi, si dhe kryetari i Federatës së […]

Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Memli Krasniqi, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Vizer do të jetë i pranishëm sonte në ceremoninë e shpalljes së Laureatëve 2019 të bërë nga KOK-u, kurse nesër do të jetë në Pejë, për të përuruar shtatoren e Majlinda Kelmendit.

I pari i xhudos në botë shprehu kënaqësinë e të qenurit sërish në Kosovë, derisa vlerësoi lartë të arriturat e xhudistëve të Kosovës dhe Federatës së Xhudos në arenën ndërkombëtare.

“Kam ardhur me ftesë të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku nesër do të bëjmë edhe përurimin e shtatorës së Majlinda Kelmendit. Majlinda nuk është vetëm njëra nga xhudistet më të mëdha në botë, por ajo është një nga sportistet më të mëdha në botën e sportit. Kosova duhet të jetë krenare me të arriturat e saj”, tha Vizer pas takimit të mbajtur në aeroport.

Presidenti Vizer shtoi se Kosova edhe nga Lojërat Olimpike Tokio nuk do të kthehet duarthatë. “Unë besoj se do të jeni disa herë në podium”.

Presidenti Hasani falënderoi presidentin Vizer për vizitën, derisa e falënderoi mikun e Kosovës edhe një herë për kontributin e madh të dhënë në procesin e ndërkombëtarizimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Presidenti Hasani e njohu edhe me përgatitjet që ekipi Olimpik i Kosovës po bënë për pjesëmarrje në LO Tokio 2020.

Vizer do të takohet sonte edhe me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova