Policia jep detaje për konfliktin fizik ku u përfshi Xhelal Sveçla

Zëvendësministri Xhelal Sveçla është përfshirë në një incident te rrugina e njohur si “Te Kafet e Vogla” në Prishtinë duke reaguar pasi pa një qytetar derisa e sulmonte një shitës ambulant. Lidhur me këtë rast Periskopi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj ka dhënë detaje për këtë përleshje. “Me datë […]
Lidhur me këtë rast Periskopi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj ka dhënë detaje për këtë përleshje.
“Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min. Policia ka pranuar informacionin se ne rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njesia policore ka dal menjëher në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re. Pas ketij sulmit disa persona/qytetarë të cilet kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojn këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni per detajet tjera”, ka thënë ai për Periskopin.
Po ashtu Zyra për media e LV-së thanë se Sveçla kishte qenë i pranishëm kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur, e se ai ka reaguar duke tentuar që t’i ndajë.
“Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërku para, një person ka provuar që të sulmojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke e thirrur policinë”, kanë thënë nga VV.
Kujtojmë që për dallim nga kolegu i tij, Tomë Gashi i cili ka reaguar në mënyrë skandaloze ndaj një lypsi në Prishtinë, të njejtë gjë nuk e ka zgjedhur ta bëjë, Xhelal Sveçla./Periskopi/











