Përulet Kurti në Londër: Ulësja prapa, ngjitja me Bërnabiqin dhe delegatët para tyre

Para më shumë se 100 vjetësh, Isa Boletini do të shkonte në Londër dhe do të futej në takim me një ministër britanik me një allti në shokën e tij edhe pse ishte kontrolluar nga sigurimi. Të paktën, kështu e thotë një këngë folklorike. Por, më 24 shkurt të vitit 2020, Albin Kurti shkoi në […]
Por, më 24 shkurt të vitit 2020, Albin Kurti shkoi në Londër në një samit për Investime në Ballkanin Perëndimor ku do të ulej pranë një gruaje të çuditshme, të cilën thjesht orientimi seksual e vendosi në pozitën e kryeministres së Serbisë. Kjo grua mban emrin Ana Bërnabiq, dhe para disa muajsh do t’i quante kosovarët si “njerëz të zbritur nga mali”.
Pra, lëre që nuk do t’i kërkonte falje Kurtit, e me këtë popullit të Kosovës për krimet e luftës, por me një qëndrim shpërfillës do të vazhdonte politikat e dikurshme të Millosheviqit.

Në fotografitë e ndara në Twitterin e tij nga Tim Judah, shihet z.Kurti i ngërdheshur dhe paksa në siklet nga afërsia fizike që ndan me znj.Bërnabiq.
Judah mendon se këta të dy janë gati që të flasin me njëri-tjerin, shkruan Periskopi.
“Do të jetë interesante të dëgjojmë se çka do të ndodh prapa skenave dhe tash e kemi mundësinë.” – shkruan analisti.

Në një tjetër fotografi duken thjesht ulëset ku janë vendosur dy kryeministrat e dy vendeve fqinje, Kosovës dhe Serbisë.
Por, ajo që çudit është se pjesë nga delegacioni i Kurtit e Bërnabiqit do të ndodhen të ulur më përpara Kurtit dhe Bërnabiqit. Ashtu siç ndodhen edhe të tjerë.
Thjesht pjesëmarrja e Kurtit si kryeministër i vendit në një samit me kryeministren serbe që nuk ka kurrfarë fuqie vendim-marrëse në Qeverinë e Serbisë tregon se dikush po provon ta përul atë./Periskopi












