Përmbledhja me secilën prekje të Bruno Fernandesit në debutimin e tij me Man Utd nuk duhet humbur

Manchester Unitedi kaloi tërë janarin duke u munduar ta transferonte Bruno Fernandesit dhe, në ditën e fundit të afatit kalimtar, më në fund arriti t’i sigurojë shërbimet e tij. 25-vjeçari u transferua nga Sporting Lisbona me një marrëveshje që mund të arrijë vlerën e 80 milionë eurove, transmeton Periskopi. Dhe Ole Gunnar Solskjaer i besoi […]
25-vjeçari u transferua nga Sporting Lisbona me një marrëveshje që mund të arrijë vlerën e 80 milionë eurove, transmeton Periskopi.
Dhe Ole Gunnar Solskjaer i besoi atij menjëherë duke e futur në formacionin startues kundër Wolvesit, të shtunën mbrëma.

Me Chelsean që nuk arriti më shumë se një barazim kundër Leicesterit, Unitedi e pati mundësinë t’i afrohej në katër pikë skuadrës së Frank Lampardit.
Dhe Fernandes tregoi shkëndija pse kaq shumë klube po e kërkonin transferimin e tij.
Ai gjithmonë kishte intuitë për të avancuar tutje kur topi i vinte në këmbë, derisa krijoi edhe shumë raste shënimi.
Fatkeqësisht, megjithatë, ndihma e tij nuk mjaftoi për ta parandaluar barazimin pa gola të skuadrës së tij.
Sidoqoftë, një përmbledhje inkurajuese nga performanca e tij është publikuar në YouTube. /Periskopi.com/












