Parashikimi i motit, bien temperaturat – pritet borë

Parashikimi i motit, bien temperaturat – pritet borë

Ditëve me diell dhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve po iu vjen fundi, si pasojë e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë me mot me temperatura të larta, por nga pasditja e së martës vendi ynë do të […]

Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë me mot me temperatura të larta, por nga pasditja e së martës vendi ynë do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, duke e prishur këtë situatë të tanishme meteorologjike.

Fillimisht do të fillojnë reshje shiu, e me fuqizimin e këtyre masave polare, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

Reshje bore parashihet natën e së martës, mërkurës dhe pjesën e parë të ditës së enjte. Këto reshje do të ndikojnë dukshëm në prishjen e ekuilibrit termik, duke ndikuar në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-16 gradë Celsius, Dita e hënë paraqitet me temperaturat më të larta deri sa dita e mërkura do të shënojë maksimalet deri vetëm në 2 gradë Celsius.

Kjo situatë meteorologjike rikthen parametrat meteorologjik në mesataret e stinës dhe muajit që jemi, por reshjet e parashikuara do të jenë shumë të mirëseardhura për ti plotësuar kushtet hidrike, meqë dihet se vendi ynë është në deficit të reshjeve që prej vitit të kaluar.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së këtij aktiviteti meteorologjik. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-15 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja