Pamjet nga një kënd tjetër dëshmojnë se sa fuqishëm Fury e goditi Wilderin në rastin e nokautit

Deontay Wilder insistoi se ai nuk frikësohej aspak nga fuqia e Tyson Furyt para rimeçit. Mirëpo, ajo që ndodhi pastaj dëshmoi se ai është dashur t’i frikësohej kundërshtarit, me britanikun që dominoi amerikanin para se ekipi i këtij të fundit të hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë. Wilder tashmë ishte nokautuar dy herë […]
Deontay Wilder insistoi se ai nuk frikësohej aspak nga fuqia e Tyson Furyt para rimeçit.
Mirëpo, ajo që ndodhi pastaj dëshmoi se ai është dashur t’i frikësohej kundërshtarit, me britanikun që dominoi amerikanin para se ekipi i këtij të fundit të hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë.
Wilder tashmë ishte nokautuar dy herë – në rundin e tretë dhe të pestë.
Nokauti më i rëndë ishte ai në fund të rundit të tretë, nga ku Wilder mbeti i dëmtuar në vesh.
Tani janë publikuar pamje nga një kënd tjetër të grushtit të Furyt që e la të nokautuar Wilderin.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
This was ringside. Now you see how hard Fury hits? #fury #wilder #boxing #WilderFury3 #FuryWilder #WilderFury2 #furyvswilder2 pic.twitter.com/et5qmB6jff
— ??????ᴄk ???? (@KingOfContacts) February 23, 2020












