Pamjet e meçit të mbrëmshëm në të cilin Fury turpëroi bishën Wilder

Tyson Fury e ka mahnitur botën e boksit me një paraqitje të mrekullueshme në meçin për kampion bote në kategorinë e rëndë, duke e rrezuar nga froni pas plot pesë vjetëve Deontay Wilderin të shtunën Las Vegas. Fury e rrëzoi në dysheme Wilderin dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i kundërshtarit […]
Fury e rrëzoi në dysheme Wilderin dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i kundërshtarit të vet amerikan ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.
Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo rund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën, përcjell Ekspres.
Pas meçit, Wilder e pranoi se Fury ishte i mirë, por shfaqi zhgënjimin me ekipin e vet për ndërprerjen e meçit.
“Boksieri më i mirë fitoi sonte, por ekipi im e hodhi peshqirin edhe pse unë isha i gatshëm ta fitoja meçin”, shtoi Wilder.
“Ndodhi çfarë ndodhi, nuk mund të arsyetohem sonte. Vetëm sikur ekipi im të më lejonte ta fitoja meçin. Unë jam luftëtar. Ai bëri një paraqitje të madhe sonte por ne do të rikthehemi më të fortë”, theksoi ai.
Britaniku Fury beson se Wilder është luftëtar dhe do të kërkojë një meç tjetër, i cili do të ishte i treti mes tyre.












