Opozita e shqetësuar për koronavirusin, ftojnë në takim ministrin e Shëndetësisë

Opozita e shqetësuar për koronavirusin, ftojnë në takim ministrin e Shëndetësisë

Shtimi i rasteve me koronavirus në Itali ka mobilizuar institucionet në Kosovë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e tij edhe në vendin tonë. Shqetësimi është ndjerë edhe në mesin e qytetarëve të cilët kanë nxituar për të blerë maska dhe dezinfektues nëpër farmacitë e kryeqytetit. Përveç institucioneve, edhe opozita në vend është parë e […]

Përveç institucioneve, edhe opozita në vend është parë e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të dhënë ndihmën e saj në këtë aspekt. Sot është mbledhur Komisioni për Shëndetësi ku deputetët opozitarë kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se të premten presin në takim ministrin, drejtorin e Institutit të Shëndetësisë dhe atë të SHSKUK-së, që t’i diskutojnë bashkërisht për masat që janë marrë për mbrojtjen dhe trajtimin e qytetarëve të Kosovës nga ky virus.

Sipas Haxhiut, Kosova është shumë e rrezikuar nga koronavirusi pasi ka lëvizje të shpeshta nga Italia në Shqipëri dhe prej Kosovës në drejtim të Shqipërisë. E sipas tij, kjo e bën vendin të ekspozuar ndaj këtij virusi.

“Sa i përket aspektit të trajtimit ne vetëm morëm vendim si komision të ftojmë ministrin e Shëndetësisë ditën e premte edhe drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik edhe atë të SHSKUK-së, që të shikojmë në aspektin e trajtimit, aspektin e terapisë por edhe në rastin kur kërkohet izolimi i këtyre pacientëve të shohim se cilat masa i kanë marrë dhe sa janë të gatshëm për me i pranuar pacientët e mundshëm. […] Unë mendoj që po (jemi të rrezikuar) sepse në veçanti pas rasteve të fundit në Itali duke ditë që shumë bashkatdhetarë tonë jetojnë dhe punojnë atje komunikimi dhe qarkullimi mes Shqipërisë dhe Italisë është bukur i madh por gji thashtu edhe komunikimi dhe lëvizja e qytetarëve prej Kosovës në Shqipëri gjithashtu është i madh dhe kjo është një masë potenciale të rrezikut”, u shpreh Haxhiu.

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, tha se duan të informohen saktë rreth masave që janë marrë deri më tani nga ministri Vitia si dhe të gjithë personat përgjegjës si drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu dhe kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

 

“Ne si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot në mbledhjen konstituive ndonëse ka qenë një mbledhje njoftuese e hapëm edhe mundësinë e një takimi me akterët përgjegjës të institucioneve shëndetësore në Kosovë sa i përket asaj se sa jemi të përgatitur ne të mbrohemi nga një virus kaq i rrezikshëm. Ne kemi caktuar të premten një takim ku do të ftojmë drejtorin e Institutit Ko mbëtar Shëndetësor, drejtorin e SHSKUK-së si dhe ministrin, në mënyrë që të informohemi saktë për procedurat se ku jemi si vend sa i përket mbrojtjes nga korona virusi”, u shpreh Reshitaj.

Mirëpo, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës parti kjo e cila është në pushtet, Ekrem Hyseni, tha se institucionet shëndetësore në Kosovë janë mobilizuar në maksimum për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas tij, deri tani ka qenë relativisht komode por me shtimin e rasteve në Itali, Kosova është më e rrezikuar, e krejt për shkak të qarkullimit dhe lëvizjes së njerëzve ndërmjet dy shteteve.

“Mendoj se mënyra e masave të cilat janë propozuar për mos me u përhap janë shumë me rëndësi sa i përket diagnostikimit mendoj se edhe aty janë marrë masa, mendoj se kemi nevojë për përmirës ime por ajo që është me rëndësi është informimi i drejtë, ka pas edhe në atë drejtim shumë informata se si mund të përhapet dhe si mundë të mbrohemi…Deri tani kemi qenë relativisht komod derisa kemi raste që janë shtuar në Itali dhe shtimi i këtyre rasteve mendoj se na rrezikon më tepër për shkak se Shqipëria dhe Kosova kanë mërgatë në Itali dhe kjo e bën lëvizjen e njerëzve ma të madhe në atë shtet dhe njëkohësisht e rrit edhe mundësin e bartjes së këtij virusi”, u shpreh Hyseni.

Ndryshe, ende nuk bëhet e ditur nëse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu dhe kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani do t’i përgjigjen ftesës së deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë për të dhënë informata të detajuara rreth masave që vendi ka marrë për të përballuar koronavirusin.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit