Nuk do ta besoni sa prekje i pati Benzema gjatë tërë ndeshjes së mbrëmshme kundër Man Cityt

Pep Guardiola u rikthye në punën e tij të zakonshme në “Bernabeu” përsëri. Ish-trajneri i Barcelonës orkestroi një paraqitje brilante për Manchester Cityn, me kampionin e Premier Leagues që regjistroi një fitore 2-1 kundër Real Madridit, transmeton Periskopi. Isco i kishte kaluar nikoqirët në epërsi pa meritë, por golat nga Gabriel Jesus dhe Kevin de […]
Pep Guardiola u rikthye në punën e tij të zakonshme në “Bernabeu” përsëri.
Ish-trajneri i Barcelonës orkestroi një paraqitje brilante për Manchester Cityn, me kampionin e Premier Leagues që regjistroi një fitore 2-1 kundër Real Madridit, transmeton Periskopi.
Isco i kishte kaluar nikoqirët në epërsi pa meritë, por golat nga Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne ia siguruan fitoren “Qytetarëve”.

Sa i përket Karim Benzemës, epo, sa më pak të themi aq më mirë.
Francezit iu prit një goditje me kokë në pjesën e parë dhe ky ishte kontributi i tërë i tij për “Los Blancos”.
Benzema pati, në fakt, vetëm 18 prekje përgjatë tërë takimit në fushë, ku qëndroi për 90 minuta.
Kjo është një mesatare prej një prekjeje çdo pesë minuta. Benzema njihet si lojtari kyç më kreativ i Realit, gjë që demonstron sa i mirë ishte City në mbrojtje. /Periskopi.com/












