Njeriu i fushës së gjelbër që kërkonte shkatërrimin e fushave të gjelbra: Pse u dënua Agim Ademi?

Gjykata e Apelit sot konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore që e dënon me burgim efektiv prej nëntë muajsh kryetarin e FFK-së, z.Agim Ademi. Apelimi i avokatit të këtij të fundit u hodh poshtë. Por, për çka u akuzua e më pas dënua Ademi? Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, z.Maarten Groothuizen dhe prokurorit vendës z.Ilaz […]
Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, z.Maarten Groothuizen dhe prokurorit vendës z.Ilaz Beqiri, thuhej se Agim Ademi bashkë me të pandehurin tjetër Muharrem Rama, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bënte veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëj përfitim të padrejtë në shumë prej 30 mijë eurosh ose një veturë të tipit “BMW X5”, dhe e cila duhej t’i dorëzohej më pas Kryesuesit të atëhershëm të Asamblesë Komunale të Prishtinës, z.Sami Hamiti, duke e kryer kështu veprën penale detyrim në bashkëkryerje.
Në pikën e dytë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzoheshin për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje, shkruan Periskopi.
Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.
Kujtojmë se dje Insajderi kishte publikuar një artikull në të cilin edhe kompania ku z.Veton Surroi ishte aksionar, Stella Consulting, po kërkonte të bënte ndërtime hotelesh në Brezovicë duke e dëmtuar kësisoj hapësirën. /Periskopi












