Nëse vëreni cilat do nga këto simptoma, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut

Nëse vëreni cilat do nga këto simptoma, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut

Simptomat e kancerit të mëlçisë janë thellë të fshehura Mëlçia është njëri ndër organet më të mëdha të trupit dhe merr një të tretën e rezervave të gjakut, transmeton Telegrafi. Përbëhet nga segmenti i majtë dhe segmenti i djathtë, e vendosur nën brinjë dhe plotëson pjesën e sipërme të djathtë të abdomenit. Mëlçia krijon tajitje […]

Mëlçia është njëri ndër organet më të mëdha të trupit dhe merr një të tretën e rezervave të gjakut, transmeton Telegrafi.

Përbëhet nga segmenti i majtë dhe segmenti i djathtë, e vendosur nën brinjë dhe plotëson pjesën e sipërme të djathtë të abdomenit.

Mëlçia krijon tajitje e cila është e domosdoshme për tretje të ushqimit, prodhon enzima të cilat ushqimin e shndërrojnë në energji, është përgjegjëse për detoksikim, ruan glikogjenin dhe prodhon albumina të gjakut.

Sipas hulumtimit të fundit, kanceri i mëlçisë është i dhjeti për shpeshtësinë midis tumoreve malinje.

Çfarë është kanceri i mëlçisë?

Qelizat e shëndosha rriten, shumëzohen dhe i zëvendësojnë qelizat e vjetra tëcilat vdesin. Kur procesi malinj fillon, krijohen qeliza të reja të cilat në të vërtetë nuk i janë të nevojshme trupit. Ato krijojnë tumorin, i cili mund të jetë beninj apo malinj.

Tumoret malinje janë më të rrezikshme. Qelizat e kancerit sulmojnë dhe dëmtojnë indet përreth, ndërkaq sëmundja mund të jetë e rrezikshme për jetën. Ato nëpër trup përhapen direkt, nëpërmjet sistemi të qarkullimit të gjakut.

Mëlçia është organ në të cilin shpesh përhapen karcinomet e pjesëve të tjera të trupit, duke përfshirë edhe zorrën e trashë, mushkëritë dhe gjinjtë. Në atë rast fjala është për kancerin sekondar, jo për kacerin e mëlçisë si të tillë.

Cilat janë simptomat e kancerit të mëlçisë?

Kanceri i mëlçisë është i heshtur dhe në fazat fillestare nuk ka simptoma konkrete. Duke u rritur kanceri, mund të shkaktojë këto ndryshme:

▪ Dhembje apo ndjenjë të pakëndshme në anën e djathtë të abdomenit të sipërm, ndërkaq dhembja mund të përhapet në shpinë dhe në shpatull të djathtë.
▪ Ënjtje të anës së djathtë nën brinjë
▪ Stomak të fryrë
▪ Të vjella dhe humbje apetiti
▪ Humbje peshe trupore
▪ Dobësi dhe ndjenjë pafuqie dhe lodhjeje
▪ Marramendje

Nëse keni edhe më të voglin dyshim se fjala është për këtë sëmundje patjetër konsultohuni me mjekun, i cili do t’ju udhëzojë në kontrolle të specializuara.

Shërimi

Kanceri i mëlçisë mund të trajtohet me operacion, hemoterapi, rrezatim. Zgjedhje e shërimit varet nga faza në të cilën gjendet kanceri.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve