Nëse vazhdohet me këtë ritëm: Liverpooli në prill shpallet kampion, Man City i dhuron gardën e nderit

Liverpooli e ka vërshuar Premier Leaguen. Skuadra e Jurgen Kloppit është duke kryesuar në ligë me 22 pikë më shumë se vendi i dytë, pas humbjes së Manchester Cityt 2-0 kundër Tottenhamit, të dielën pasdite. Tani është më shumë çështje e “kur” se sa e “nëse”, transmeton Periskopi. Krejt çka duhet të bëjë Liverpooli është […]
Skuadra e Jurgen Kloppit është duke kryesuar në ligë me 22 pikë më shumë se vendi i dytë, pas humbjes së Manchester Cityt 2-0 kundër Tottenhamit, të dielën pasdite.
Tani është më shumë çështje e “kur” se sa e “nëse”, transmeton Periskopi.
Krejt çka duhet të bëjë Liverpooli është të vazhdojë me avazin e fitoreve.
How many wins needed now Jurgs? pic.twitter.com/wnOWlOuSzl
— Roscoe (@shaw_bailey) February 2, 2020
Në fakt, të fitojë gjashtë ndeshjet e ardhshme dhe “lufta” për titull përfundon.
Gjashtë ndeshjet e ardhshme të “Kuqtë” i zhvillojnë kundër Norwichit (mysafir), West Hamit (shtëpi), Watfordit (mysafir), Bournemouthit (shtëpi), Evertonit (mysafir) dhe Crystal Palacet (shtëpi).
Nëse i fiton të gjitha këto takime, Liverpooli është kampion.
Takimi i radhës pas këtyre? Epo, është kundër Manchester Cityt si mysafir.
Dhe fansat e Liverpoolit tashmë po i imagjinojnë skenat e Cityt – dhe Raheem Sterlingut – duke i dhënë gardën e nderit atyre pas triumfit për titull.
Ndeshja për të cilën e kemi fjalën zhvillohet më 4 prill. /Periskopi.com/


















