Në këtë aksion Man City sulmoi me katër lojtarë kundër dy, pa portieri – dhe prapë nuk shënoi

Përfundimi i pjesës së parë mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt ishte më i çmenduri që kemi parë në Premier League, këtë sezon. Gjithçka filloi kur Sergio Aguero u pengua në zonë nga Serge Aurier, transmeton Periskopi. Mike Dean dha shenjë që të vazdhonte loja, por pas dy minutave, Dean sinjalizoi për penallti, me VAR që […]
Gjithçka filloi kur Sergio Aguero u pengua në zonë nga Serge Aurier, transmeton Periskopi.
Mike Dean dha shenjë që të vazdhonte loja, por pas dy minutave, Dean sinjalizoi për penallti, me VAR që kishte thënë fjalën e fundit.
Penalltia pastaj u huq nga Ilkay Gundogan, me Hugo Llorisin që e priti, ndërsa Raheem Sterling – që tashmë kishte një të verdhë – simuloi pas një ndërhyrje të portierit të Spurs.
Nuk pati penallti as karton të dytë të verdhë për simulim, derisa dy taborret e futbollistëve u kacafytën.

Dhe brenda disa minutave në pjesën e dytë, ishim dëshmitarë të një tjetër drame.
Japhet Tanganga u ndesh me Llorisin derisa dyshja u mundua ta ndalte Sterlingun, Kevin de Bruyne bashkëveproi me Agueron goditja e të cilit u bllokua nga Toby Alderëeireld.
Topi ra te Sterlingu, i cili pati para vetes Agueron, Riyad Mahrezin dhe Gundoganin në mbështetje derisa Lloris nuk ishte fare në portë.
Mirëpo, pasimi i anglezit për Gundoganin ishte shokues, me gjermanin që qëlloi mbi portë. /Periskopi.com/
Gundogan was more like tackling than finishing
Gundogan in 49 minutes missed a penalty & a big chance https://t.co/hX3PHaBd5F pic.twitter.com/GRzpJII7aF— Omar Bamby (@Omar_Bamby) February 2, 2020












