Ndeshjet në Itali luhen prapa dyerve të mbyllura

Katër ndeshje të Serie B do të luhen prapa dyerve të mbyllura në fundjavë, së bashku me pesë përballje në Serie A, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Me anë të një komunikateje nga Lega Serie B këtë pasdite, u urdhërua që katër ndeshje që pritej të zhvilloheshin në zona të rrezikshme nga virusi të […]
Katër ndeshje të Serie B do të luhen prapa dyerve të mbyllura në fundjavë, së bashku me pesë përballje në Serie A, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Me anë të një komunikateje nga Lega Serie B këtë pasdite, u urdhërua që katër ndeshje që pritej të zhvilloheshin në zona të rrezikshme nga virusi të zhvillohen në stadiume të zbrazëta, transmeton Periskopi.
Ato ndeshje janë Cittadella-Cremonese, Chievo-Livorno, Venezia-Cosenza dhe Virtus Entella-Crotone.
Ndeshjet e Serie A që do të luhen prapa dyerve të mbyllura këtë fundjavë janë: Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brescia dhe Juventus Inter. /Periskopi.com/












