Ministri i Qeverisë Kurti që luftoi në Kosovë me rrogë mujore, ja sa paguhej

Ministri i Qeverisë Kurti që luftoi në Kosovë me rrogë mujore, ja sa paguhej

Ministri i ri i Mbrojtjes Anton Quni, mori detyrën për të udhëhequr me ushtrinë e Kosovës, trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Quni njihet si ushtarak me profesion i angazhuar në Kosovë me pagesë, ku kishte marrë 1 mijë marka të atëhershme në muaj për një vit të plotë, duke fituar 12 mijë marka […]

Ministri i ri i Mbrojtjes Anton Quni, mori detyrën për të udhëhequr me ushtrinë e Kosovës, trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Quni njihet si ushtarak me profesion i angazhuar në Kosovë me pagesë, ku kishte marrë 1 mijë marka të atëhershme në muaj për një vit të plotë, duke fituar 12 mijë marka për angazhimin e tij në luftën e Kosovës.

Sot e mori detyrën e re, atë të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Nga sot, do të udhëheq me Ushtrinë e Kosovës. Ky është Anton Quni, ushtarak me profesion e pjesëmarrës në luftën e Kosovës.

Në luftën e Kosovës ishin angazhuar mijëra djem e vajza, gra e burra, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të luftuar kundër okupatorit shumëvjeçar, Serbisë.

I gjithë angazhimi i tyre ishte vullnetar, pa kompensim me para apo forma tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, Ministri i ri i Mbrojtjes, që do të udhëheq me djemtë dhe vajzat pasardhëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte angazhuar në luftën e Kosovës, duke u paguar për çdo muaj, sikurse bëjnë mercenarët nëpër luftëra të ndryshme nëpër botë.

Anton Quni, duke qenë ushtarak me profesion dhe shkollimin e kryer në Kroaci, ishte angazhuar gjatë luftës në Kosovë me pagesë nga Ministria e Mbrojtjes e atëhershme, ku ministër ishte Ahmet Krasniqi, një zyrtar i lartë i LDK-së.

Se ishte paguar gjatë luftës në Kosovë, Quni e ka pranuar vetë, duke thënë se ka marrë 12 mijë marka të atëhershme.

“Kam marrë pagë nga muaji korrik i vitit 1998 deri në po të njëjtin muaj të vitit 1999, një vit në total i bie diku 12 mijë marka për tërë luftën, do të thotë për ata që me quajnë mercenar, fitimi im ka qenë 12 mijë marka. 12 mijë marka unë e kam pasur fitimin tim mujor me biznesin tim në Zagreb”, kishte thënë Quni. Por, ai ka pasur një arsyetim se pse kishte pranuar të paguhet për të luftuar në Kosovë.

“Kur është në pyetje financimi për ngritjen e kapaciteteve ushtarake etj, aty qarkullon shumë para. Dhe kontrolli i parave në kushte lufte është shumë i vështirësuar. Që ushtarakët të mos shfaqin apetite e të mos shndërrohen në profiter lufte, minimumi dhe maksimumi i tij është paga që i ka dhënë Ministria”, kishte thënë Quni

Se Anton Quni ishte paguar për luftën në Kosovë, e kishte zbuluar fillimisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë raportimit në komisionin hetimor parlamentar për “Gylenistët”, kur Thaçi e Quni ishin përplasur ashpër.

“Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO  në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp. Ti mercenari qe ke luftu atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”, kishte deklaruar Thaçi gjatë mbledhjes së komisionit.

Anton Quni, detyrën e ministrit të Mbrojtjes e mori nga Rrustem Berisha. /

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit