Minamino: Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e para që mi tha Klopp kur u transferova këtu

Takumi Minamino thotë se Jurgen Klopp i tha atij se dëshiron që ai të luajë siç do vet, kur iu bashkua Liverpoolit në janar. 25-vjeçari kaloi në “Anfield” nga Red Bulll Salzburg me një marrëveshje të vlefshme për 9.5 milionë eurove, pasi impresionoi kundër “Të Kuqve” në Champions League këtë sezon. Dhe japonezi ka thënë […]
25-vjeçari kaloi në “Anfield” nga Red Bulll Salzburg me një marrëveshje të vlefshme për 9.5 milionë eurove, pasi impresionoi kundër “Të Kuqve” në Champions League këtë sezon.
Dhe japonezi ka thënë se ai nuk do ta harrojë këshillën e Kloppit, pak pasi iu bashkua liderit të Premier Leagues.
“Nuk mund t’i harroj fjalët e tij – dy ose tri ditë pasi iu bashkova klubit, ai tha se mund të luaja si të doja,” tha Minamino.
“Kështu që isha shumë i lumtur si lojtar që ai ma tha këtë. Në zhveshtore, ai është shumë i mirë në motivimin e lojtarëve, kështu që dua t’i përgjigjem motivimit të tij edhe në sesione stërvitore dhe në ndeshje normale.” /Periskopi.com/













