Më në fund vjen reagimi nga FFK: Përjashton duhanxhinjtë famëkeq

Federata e Futbollit të Kosovës përjashtoi 3 futbollistë të skuadrës kombëtare të futsallit për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian të 2022 si dhe shkelje të rregullave të disiplinës sportive duke konsumuar duhan. Këshilli i Çështjeve Emergjente të FFK-së vendosi të përjashtonte Oso Gjinovci, Bajram Ramdani dhe Dardan Topilla duke […]
Federata e Futbollit të Kosovës përjashtoi 3 futbollistë të skuadrës kombëtare të futsallit për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian të 2022 si dhe shkelje të rregullave të disiplinës sportive duke konsumuar duhan.
Këshilli i Çështjeve Emergjente të FFK-së vendosi të përjashtonte Oso Gjinovci, Bajram Ramdani dhe Dardan Topilla duke konsideruar se nuk kanë përfaqësuar në mënyrë të denjë fanelën e Kosovës.
Në fazën kualifikuese të zhvilluar në Gjeorgji, Kosova mori 1 fitore (4-2 me Austrinë) dhe 2 humbje (ndaj Gjermanisë 8-4 dhe Gjeorgjisë 6-1). Këta futbollistë u kapën duke konsumuar duhan në ambjentet e aeroportit të Tbilisit në Gjeorgji.
Ngjarja mori përmasa të mëdha ku kritikat kanë qenë tejet të ashpra ndaj këtyre futbollistëve. /Periskopi.com/












