Mbrojtësi italian gëzohet që u diagnostikua me kancer: Shkoja në stërvitje i dehur

Mbrojtësi italian gëzohet që u diagnostikua me kancer: Shkoja në stërvitje i dehur

Mbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi, thotë se ai s’kishte qenë aspak i kujdesshëm gjatë fazave të hershme të karrierës së tij. “Unë shpeshherë kisha arritur në stërvitje i dehur nga festimet e një nate më parë”. Mbrojtësi i bardhekaltërve e dha një intervistë për gazetën italiane L’Ultimo Uomo, në të cilën ai diskutoi për disa […]

Mbrojtësi i bardhekaltërve e dha një intervistë për gazetën italiane L’Ultimo Uomo, në të cilën ai diskutoi për disa aspekte të ndryshme të karrierës së tij, përfshirë këtu edhe diagnostikimin me kancer.

Acerbi, tani 32-vjeçar, thotë se ai nuk ishte aspak profesionist në fillim të karrierës së tij.

“Fillimisht, unë luaja për babanë tim. Atij i interesonte shumë, ndoshta më shumë sesa që duhej. Pa dyshim që i interesonte më shumë sesa mua. Ndoshta nganjëherë ai përqendrohej shumë në mua, ashtu që nëse dëshironte të më përmirësonte, duhej të më lëndonte”, ka thënë Acerbi.

“Fakti është se kur ai ndërroi jetë, unë s’kisha për kë të luaj më, pa dyshim që s’e bëja dot për vete. Nuk e kisha mendjen e një profesionisti. Nuk kisha respekt për veten, nuk kisha respekt punën, nuk kisha respekt për njerëzit që më paguanin”.

“Shpeshherë arrija në stërvitje i dehur nga pijet alkoolike që i kisha pirë një natë më parë. Isha mirë fizikisht sepse gjithmonë kam qenë i fuqishëm. Ishte e mjaftueshme për mua që të fle disa orë dhe pastaj të dilja në fushë”.

“S’frikësohesha të përballesha me skuadra të mëdha dhe jo pse unë isha i guximshëm, por sepse s’më interesonte. Unë vetëm doja të argëtohesha dhe të luaja. Kur isha në Milan, Ariedo Braida më tha se klubi ishte i vetëdijshëm për stilin tim të jetës dhe për këtë arsye ma gjetën një shtëpi në Gallarate e jo në Milano, por unë dilja edhe ashtu”.

Acerbi u diagnostikua me kancer në vitin 2013 dhe thotë se ai moment ia ndryshoi plotësisht mënyrën se si ai e shikonte jetën.

“Kanceri ishte fati im. Unë e falënderoj Zotin që u diagnostikova me të. E zbulova se ishte i sëmurë në korrik të vitit 2013, kur sapo kisha arritur në Sassuolo. Një vit pas sëmundjes time, diçka më ndodhi”, shtoi Acerbi.

“Shkova të fle një mbrëmje sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në mëngjes u zgjova i frikësuar. Frikësohesha nga hija ime, po mendoja për shqetësimet që m’u dhanë, për mundësinë të cilat i kisha hedhur mënjanë, vitet e harxhuara kot”.

“Të gjitha më ranë në mendje së bashku papritur. U desh të shkova te një psikolog për t’i kaluar frikët e mia. Kështu që u nisa në një udhë që të përmirësohet si njeri, duke i limituar aspektet e karakterit tim që mund të më shkatërronin”.

“Tani dua gjithçka. Pa sëmundjen, unë do të kisha përfunduar në Serie B ose ndoshta do të isha ndalur plotësisht. Për fat të mirë, dikush atje lart më deshi dhe ma dërgoi sëmundjen. Pa të, do të kisha përfunduar shumë keq”.

Acerbi qëndroi në Sassuolo për pesë vjet, para se t’i bashkohej Lazios në vitin 2018.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin