Mbappe nuk pranon t’i kërkojë falje trajnerit pas veprimit poshtërues

Mbappe nuk pranon t’i kërkojë falje trajnerit pas veprimit poshtërues

Trajneri gjerman Thomas Tuchel e grumbulloi skuadrën e Paris Saint-Germainit për ta qartësuar situatën pas zënkës së fundjavës me Kylian Mbappen, por ky i fundit s’pranoi t’i kërkojë falje trajnerit. Përkundër që ky sezon ka qenë shembullor për Paris Saint-Germainin në fushën e lojës – PSG-ja është në krye të tabelës së Ligue 1 dhe […]

Përkundër që ky sezon ka qenë shembullor për Paris Saint-Germainin në fushën e lojës – PSG-ja është në krye të tabelës së Ligue 1 dhe ka kaluar në 1/16-n e finales së Ligës së Kampionëve – situata në Parc des Princes nuk ka qenë e qetë, transmeton Gazeta Express.

Pas probleme të shkaktuara nga Neymari në skuadër, tani problematiku është bërë Kylian Mbappe, i cili i reagoi me zemërim trajnerit Thomas Tuchel, pasi ky i fundit e zëvendësoi atë në ndeshjen e së shtunës në Ligue 1 kundër Montpellier.

Trajnerit gjerman tani i janë grumbulluar disa probleme, pasi që Edinson Cavani është i zemëruar që s’iu lejua transferimi në Atletico Madrid, përderisa Neymari u lëndua para ndeshjes kundër Nantes, pas festimeve të tij për ditëlindje që morën shumë vëmendje.

Trajneri i pranoi këto probleme në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Nantes dhe tregoi se e kishte mbajtur një takim me skuadër për ta qartësuar situatën, në mënyrë që të mos u ndihmojë mediave të shtohen spekulimet.

Gjatë takimin, Kylian Mbappe nuk i kërkoi falje trajnerit gjerman, mirëpo e pranoi se reagoi më ashpër sesa ishte dashur dhe shtoi se reagimi i tij s’ishte kundër Edinson Cavanit ose Mauro Icardit, që po prisnin për të hyrë në ndeshje.

Në anën tjetër, drejtori sportiv Leonardo nuk dëshiroi ta komentojë më tutje këtë çështje, pasi që vlerësoi se situatat e tilla janë normale në klubet e mëdha, pasi që secili lojtar dëshiron të luajë sa më shumë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova