Maria Sharapova konfirmon pensionimin nga tenisi

Maria Sharapova e ka konfirmuar pensionimin nga tenisi me efekt të menjëhershëm. Rusja, e cila ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime në vitet e fundit, më në fund ka vendosur t’i japë fund karrierës me një komunikatë emocionuese. 32-vjeçaria fitoi çdo Grand Slam që mund të fitohet gjatë karrierës së saj ilustrative, duke fituar […]
Rusja, e cila ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime në vitet e fundit, më në fund ka vendosur t’i japë fund karrierës me një komunikatë emocionuese.
32-vjeçaria fitoi çdo Grand Slam që mund të fitohet gjatë karrierës së saj ilustrative, duke fituar Wimbledonin një herë, Australian Open një herë, US Open një herë dhe French Open dy herë, transmeton Periskopi.
“Jam e re në këtë, kështu që ju lutem më falni. Tenis – po të them lamtumirë,” u shpreh Sharapova.
“Tenisi më tregoi mua botën – dhe më tregoi nga çka jam e krijuar. Është mënyra si e testova veten dhe si e mata rritjen time.
“Kështu që çfarëdo që të zgjedh për kapitullin tim tjetër, malin tim tjetër, prapë do të bëjë presion. Do të ngjitem prapë se prapë, prapë do të rritem.” /Periskopi.com/












