Maqedoni e Veriut: Udhëtari nga Italia është testuar dhe nuk ka koronavirus

Personi i cili mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, është testuar dhe nuk ka koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e tij është stabile. Ai ka arritur nga Milano në Shkup me fluturimin e pasdites së djeshme. Udhëtari ka […]

Personi i cili mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, është testuar dhe nuk ka koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e tij është stabile.

Ai ka arritur nga Milano në Shkup me fluturimin e pasdites së djeshme.

Udhëtari ka kaluar përmes kamerës termale, e cila tek ai nuk ka regjistruar simptoma të sëmundjes.

Simptomat e para i ka ndjerë pas mbërritjes në shtëpi, pas çka është paraqitur në Klinikën Infektive në Shkup  ku edhe është pranuar në orën 22:00.

Nga arritja e tij në klinikë, pacienti është vendosur në izolim, pas çka i janë bërë teste në bazë të protokollit, raporton Alsat-M.

Nga MSh-ja thonë se po ndjekin situatën dhe në vazhdimësi veprohet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa prej sot do të zbatohen edhe masa të reja të përforcuara për parandalim të koronavirusit.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit