Lirim Kastrati më i mirë se Muriqi, Rrahmani e të tjerët: Dy gola për “Dardanin e Javës”

Vikendi që lamë pas nuk ishte edhe aq zhgënjyes për lojtarët dardanë që luajnë në klubet e tyre në ligat evropiane. Disa prej tyre shënuan, disa u vlerësuan me notë të lartë e disa të tjerë nuk patën paraqitje të kënaqshme ose nuk luajtën fare. Një paraqitje të mirë këtë vikend patën dyshja shqiptare tek […]
Një paraqitje të mirë këtë vikend patën dyshja shqiptare tek Hellas Verona, Amir Rrahmani si kapiten i Kosovës dhe lojtari nga Shqipëria, Marash Kumbulla, të cilët u vlerësuan me nota mjaftushëm të larta nga Whoscored.com.
Kumbulla i Shqipërisë me notë 7.6 kurse Rrahmani i Kosovës me 7.3.
Bremeni i Rashicës përsëri pësoi disfatë, kësaj radhe nga skuadra e Ausburgut, kurse Rashica u vlerësua me notë 7.2 ani pse nuk arriti të shënonte për ekipin e tij. Kjo humbje e fut në telashe edhe më të rënda për sfidën e saj që të mbijetojë në Bundesligë.
Kurse portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, nuk po gëzon pozitën e titullarit te Nottingham Forest.
As Celina e as Zhegrova nuk arritën të shënonin edhe pse ishin titullar.
Kurse edhe Fenerbahce e Vedat Muriqit pësoi humbje nga Trabzonspor me rezultat 2-1, e Muriqi u vlerësua me notën 7.6.
“Dardani i Javës” padyshim se këtë javë shkon për futbollstin e Kosovës, Lirim Kastrati i cili për Lokomativa Zagrebin shënoi dy herë. Golin e parë e shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë, kurse të dytin në minutën e 71-të.
Lirim Kastrati ka shënuar golin e nëntë në Superligën Kroate. /Periskopi.com/












