Limaj: Kurti ia zgjati dorën opozitës, pse se zgjaste dorën sa ishte vet në opozitë

Kreu i Nismës Fatmir Limaj tha se Kurti shpesh ka ndërruar qëndrimet në punët më me rëndësi për shtet, ai ka theksuar çështjen e flamurit të institucioneve dhe pavarësisë së Kosovës. Limaj po ashtu ka përmendur edhe ditën e formimit të qeverisë ku ka theksuar se ishte veprim i mirë zgjatja e dorës së Kurtit […]
Limaj po ashtu ka përmendur edhe ditën e formimit të qeverisë ku ka theksuar se ishte veprim i mirë zgjatja e dorës së Kurtit ndaj opozitës, por sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur sa ishte vet në opozitë, përcjell Periskopi
“Kurti shpesh ka ndërruar qëndrimet në punët më me rëndësi për shtet. Për flamur, për institucione, për pavarësi etj. Kanë krijuar standard të keq. Opozitari duhet të takohet me zyrtarët në pozitë, duhet të krijohet platforma për bisedë. Ai nuk na kishte dhënë dorën, para se të ndahej VV’ja. Pse nuk e kishte bërë këtë. Është shembull i keq i opozitarizmit”, ka thënë Limaj në Pressing/Periskopi












