Lampard i dëshpëruar me barazimin ndaj Leicester: Nuk jemi favoritët për top katërshen

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka mbetur i dëshpëruar me rezultatin që skuadra e tij mori kundër Leicester. Chelsea ka luajtur baras 2:2 me Leicester, në një ndeshje ku ‘Blutë’ arritën të kishin epërsinë të parët. Pas ndeshjes, trajneri Frank Lampard është parë i dëshpëruar, duke u shprehur se skuadra e tij nuk bën pjesë […]
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka mbetur i dëshpëruar me rezultatin që skuadra e tij mori kundër Leicester.
Chelsea ka luajtur baras 2:2 me Leicester, në një ndeshje ku ‘Blutë’ arritën të kishin epërsinë të parët.
Pas ndeshjes, trajneri Frank Lampard është parë i dëshpëruar, duke u shprehur se skuadra e tij nuk bën pjesë në mesin e favoritëve për të përfunduar në top katërshen e Premierligës.
“Ne nuk ishim favoritët në fillim të sezonit. Pak njerëz besuan se kemi mundësi për top katërshen dhe unë e kuptoj pse, dhe me gjasë situata qëndron njësoj” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Ne erdhem te Leicester, për të cilën skuadër po flasin të gjithë dhe morëm një pikë. Ne do të vazhdojmë” ka shtuar anglezi.
Chelsea aktualisht numëron 41 pikë në pozitën e katërt në tabelë, por me ecurinë e ndeshjeve të fundit lehtë mund ta humbin këtë pozitë.












