Kush e mallkoi kombëtaren e Kosovës? 7 nga 11 lojtarët e formacionit nuk po luajnë për ekipet e tyre (Foto)

Kush e mallkoi kombëtaren e Kosovës? 7 nga 11 lojtarët e formacionit nuk po luajnë për ekipet e tyre (Foto)

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave, nuk u ka punët kurrqysh aktualisht edhe pse më 26 mars i shkon Maqedonisë në ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të përpjekjes për të siguruar një vend në Euro 2020. Por, për dallim nga lojtarët maqedonas, shumica e të cilëve po shkëlqejnë […]

Por, për dallim nga lojtarët maqedonas, shumica e të cilëve po shkëlqejnë në ekipet e tyre respektive, lojtarët e Kosovës po bien poshtë e më poshtë në ekipet e tyre.

Aro Muriq mbetet me ato katër paraqitjet kampionale të bëra në muajin gusht për Nottingham Forestin. Asnjë minut lojë në kampionat që nga gushti për 21 vjeçarin dardan.

Fidan Alitit e Herolind Shalës nuk iu ka filluar kampionati ende, dhe do të jetë problematike ta fitojnë formën menjëherë që në muajin mars, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ajo që shqetëson shumë është mos-përfshirja në formacionin startues të Hekuran Kryeziut për Zurichun në Zvicër. “Xavi” i Kosovës duket që nuk po merr të njëjtën konsideratë edhe në vendin helvetik.

Çka po ndodh me Kolollin? Kololli luan te Zurichu po ashtu, bashkë me Kryeziun, dhe në javën e fundit ai u inkuadrua vetëm nga minuta e 83 në lojë. Nga një lojtar i pazëvendësueshëm në një zëvendësues të minutave të fundit është shndërruar Beni ynë që nuk ecte vetëm.

Por, formë të tmerrshme ka edhe Bersant Celina për ekipin e tij Swansea City. Bersanti madje edhe ka harruar se kur ka shënuar gol në ndeshjen e fundit, dhe është zëvendësuar në formacionin startues të ekipit nga kategoria e dytë e futbollit anglez.

Nuk po luan as Arbër Zeneli, i cili në fakt sapo është kthyer nga lëndimi i tmerrshëm që e pësoi në muajin mars në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë. Sidoqoftë, ka pak shpresë se ai do të fitojë formën optimale për një muaj.

E ndër lojtarët që po luajnë ËSHTË Rashica, me ekipin e tij që pashmangshëm po shkon drejt rënies nga Bundesliga. Pastaj, po luan edhe Muriqi i cili gjatë kësaj jave humbi një tjetër superderbi me Fenerin kundër Galatasarayit në shtëpi, dhe tashmë është jashtë zonës që çon në garat evropiane.

Rrahmani ndërkohë, gjatë kësaj jave nuk luajti për shkak të rreziku nga koronavirusi.

Për fat të mirë, rezervisti i përjetshëm te Lazio, Valon Berisha, tashmë ka gjetur ekip të ri dhe po shkëlqen në Bundesligë me Fortunën e Dusseldorfit./Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova