Kurti më pak ambicioz se Haradinaj e Mustafa sa i përket rritjes ekonomike: Gjërat që duhet t’i dimë

Kurti më pak ambicioz se Haradinaj e Mustafa sa i përket rritjes ekonomike: Gjërat që duhet t’i dimë

Kryeministri i ri i Kosovës del se nuk është aspak ambicioz sa i përket rritjes së buxhetit të Kosovës. Pritja e tij për rritje në mandatin katër-vjeçar del se nuk dallon prej kryeministrave të tjerë, ndërkohë që rishpërndarja buxhetore është procesi më i komplikuar me të cilin i duhet të merret.   Buxheti për vitin […]

Buxheti për vitin 2008 ishte veç 816 milionë euro ndërkohë që buxheti për vitin 2019 ishte rreth 2 miliardë e 300 milionë euro. Nga këto shifra del se buxheti i Kosovës është trefishuar për njëmbëdhjetë vitet e fundit, pavarësisht shpenzimeve të rritura publike, abuzimeve të ndryshme me ndarjen e tij, shpenzimeve të luksit, skemave sociale në rritje, dhe projekteve miliardëshe kapitale.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti premtoi se pas katër vitesh buxheti i Kosovës do të ishte 3 miliardë euro, shkruan Periskopi.

Marrë parasysh trendin e rritjes së buxhetit në Kosovë, një gjë e tillë pritet të jetë lehtë e realizueshme. Madje, edhe sikur kryeministër i Kosovës të ishte, ta zëmë me gjithë respektin, Labinot Tahiri.

Në seancën e thirrur nga Kurti për t’u votuar si kryeministër, as deputetët e PDK-së nuk e kontestuan një gjë të tillë. Ishte Bedri Hamza ai që shtroi pikëpyetje nëse planet ekonomike të z.Kurti mund të realizoheshin me vetëm 3 miliardë euro.

Por, ai bëri një gabim që nuk u vërejt madje as nga Vetëvendosje. Në fakt, Kurti do t’i ketë në dispozicion mbi 10 miliardë për katër vitet e ardhshme nëse rritja e buxhetit të shtetit vazhdon me ritmet e qeverisjeve të kaluara.

Sidoqoftë, a duhej të prisnim më shumë nga kryeministri i ri i Kosovës?

“Ndryshimi” si koncept duket se nuk do të jetë i vendosur në zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike të vendit. Buxheti i shtetit – edhe sipas vetë fjalëve të Kurtit – do të rritet njësoj si më herët.

Por, premtimet për rritje të buxhetit të shtetit kishin dhënë edhe kryeministrat e mëhershëm, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj. Të dy e kishin realizuar premtimin e tyre, sepse nuk varej krejtësisht prej tyre.

Në fakt, pika më kryesore e planit ekonomik të Kurtit do të duhej të ishte rishpërndarja e buxhetit dhe jo rritja e buxhetit.

Me afatin e fundit për miratimin e buxhetit që po afron, planet e Kurtit për rishpërndarje mund të marrin shumë kohë.

Ai ka tingëlluar joserioz në shumë prej pikave gjatë fushatës parazgjedhore, si në ndërrimin e përjavshëm të shpërndarjes së milionave dhe në mos-identifikimin e planeve strategjike zhvillimore.

Kujtojmë se në vitin e fundit Kosova kishte rritje ekonomike prej 4,5 për qind, e që ishte rritja ekonomike e gjashta më e shpejtë në Evropë./Periskopi

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike