Kurti i ha fjalët: Heq taksën, por nuk e vendosë reciprocitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vendim për heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe dhe boshnjake. Kështu bëri të ditur ai në një konferencë për media, ku tha se taksa ndaj Serbisë do të hiqet nga data 15 e muajit mars. Mirëpo, Kurti kishte thënë se taksa do të hiqet porsa të vendoset masa […]
Kështu bëri të ditur ai në një konferencë për media, ku tha se taksa ndaj Serbisë do të hiqet nga data 15 e muajit mars.
Mirëpo, Kurti kishte thënë se taksa do të hiqet porsa të vendoset masa e Reciprocitetit e që për këtë masë Kurti ka vendosur që t’i jep kohë Serbisë dhe jo ta vendos ashtu siç kishte deklarauar disa javë më parë.
Me këtë veprim Kurti nuk ka mbajtur fjalën që taksa të hiqet porsa të vendoset Reciporciteti.
“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, kishte thënë ai.

Tutje Kurti tha se “nëse Serbia nuk e përfill dhe nuk e pushon fushatën jo miqësore dhe heqjen e barrierva ndaj Kosovës, nga data 1 prill do të nis më fillimin e reciprociteti një herë në fushën e ekonomisë tani në fushën politke dhe tjera”, por kjo gjë bie ndesh ndaj deklarimeve të mëparshme të Kurti.
Kurti po ashtu tha se nëse nuk ndalet Serbia, ai do ta rikthej tarifën me 15 qershor./Periskopi/












