Kur e pabesueshmja është realitet: Alisson ka kryer më shumë pagëzime se që ka pranuar gola në tre muajt e fundit

Rikthejmë kohën te starti i sezonit kur Liverpooli nuk mund të regjistronte një ndeshje pa pranuar gol. “Të Kuqtë” nuk u ndihmuan aspak nga lëndimi i Alissonit në ndeshjen hapëse kundër Norëichit në “Anfield”, të cilën – sigurisht – skuadra nga “Merseyside” e fitoi, transmeton Periskopi. Por edhe kur u rikthye braziliani, ai dështoi ta […]
Rikthejmë kohën te starti i sezonit kur Liverpooli nuk mund të regjistronte një ndeshje pa pranuar gol.
“Të Kuqtë” nuk u ndihmuan aspak nga lëndimi i Alissonit në ndeshjen hapëse kundër Norëichit në “Anfield”, të cilën – sigurisht – skuadra nga “Merseyside” e fitoi, transmeton Periskopi.
Por edhe kur u rikthye braziliani, ai dështoi ta mbante portën të paprekur në nëntë paraqitjet e radhës në të gjitha garat.
Por përjashtimi kundër Brightonit duket se ndryshoi gjithçka.
Që nga atëherë, Alisson ka luajtur 13 ndeshje dhe ka pranuar vetëm dy gola – kundër Monterrey dhe Wolves.
E jashtëzakonshme.
Poashtu po përmendet një statistikë tejet e pazakontë.
Një postim në Twitter shkoi viral këtë javë, ku u tha se Alisson ka kryer më shumë pagëzime në tre muajt e fundit se që ka pranuar gola.
Fantastike.
Më herët këtë vit, Alisson u pa duke ndihmuar në pagëzimin e Roberto Firminos, pastaj ai u pa duke pagëzuar bashkëshorten e mesfushorit të Manchester Unitedit, Fred. /Periskopi.com/
Unbelievable… Alisson has conducted more baptisms in past 3 months (2) than he has conceded goals (1). https://t.co/8f1sXj3ZxT
— An (@RoyalANfield) February 3, 2020
Alisson Becker cried after helping Liverpool teammate Roberto Firmino get baptized.
(via roberto_firmino/Instagram) pic.twitter.com/4s6r9Ci08d
— ESPN FC (@ESPNFC) January 15, 2020













