Kryetari i tifozëve të Kosovës, “Dardanëve” përzihet në çështjet e brendshme të futbollit të Kosovës

Kryetari i tifozërisë së Kombëtares së Kosovës, Dardanëve, Luli Berisha, ka bërë një reagim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook pas ndeshjes me referim skandaloz që u zhvillua në vikend mes Vushtrrisë dhe Dritës, e të cilën e fitoi kjo e fundit. Të kontestuara nga kjo ndeshje ishin një karton i kuq për […]
Të kontestuara nga kjo ndeshje ishin një karton i kuq për portierin e Dritës dhe i cili nuk u dha, por edhe një gol i anuluar për shkak të lëvizjes së murit të ekipit vushtrrias, e për të cilën nuk iu ishte tërhequr vërejtja më herët futbollistëve.
Tifozët e Vushtrrisë dhe të mbarë Kosovës mbetën të habitur me referimin e Genc Nuzës nga kjo ndeshje, derisa është shprehur shqetësimi se Federata e Futbollit e Kosovës [FFK] mund ta mbështes Dritën e Gjilanit për t’u bërë kampione, pasi kjo e fundit e mbështeste Agim Ademin për kryetar të federatës. Ademi është dënuar për dy vepra të rënda penale nga Gjykata Themelore në Prishtinë për aktivitetin e tij si ndërtimtar.
Por, tifozi i “Dardanëve” ka reaguar duke e mbrojtur vendimin e Genc Nuzës, e kështu në mënyrë indirekte edhe të federatës së futbollit.
“Ne rastin e gjuajtjes se lire,kur tre ose ma shume lojtar te ekipit defansiv formojnë murin, lojtart kundershtar,duhet te Ken distancë spaku 1 meter nga muri derisa te niset topi,perndryshe gjykohet indirekt, dhe topi i jepet ekipit defansiv. Problemi ne futbollin e Kosoves osht te informimi i lojtarve, trenerave, presidentve dhe te gjith atyre qe meren me futboll se rregullat ndryshojn qdo vit disa kan mbetë mbrapa shumë lexo,mëso sosht marre bre” – ka shkruar ai.
Ky reagim është parë si problematik edhe nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Vlen të theksojmë që muaj më parë ishte bërë e ditur se FFK-ja për ndeshjet si vendës të kombëtares së Kosovës jepte vetëm një pjesë shumë të vogël të biletave. /Periskopi












